LajmeSport

Shqipëria vuan edhe me San Marinon, Manaj dhe Uzuni shpëtojnë Edi Rejën dhe na japin fitoren

Shqipëria fitoi kundër San Marinos me rezultatin 2-0. Goli i Manajt në minutën e 63-të zhbllokoi një ndeshje që u komplikua shumë më tepër se ç’pritej, duke nxjerrë edhe një herë në pah probleme serioze që ka skuadra jonë Kombëtare. Manaj shënoi pas një harkimi të Uzunit nga e djathta. Golin e qetësisë e shënoi Uzuni në minutën e 85-të, pasi devijoi një top të gjuajtur nga Frederik Veseli.

Kuqezinjtë bënë një pjesë të parë zhgënjyese kundër ekipit më të dobët në renditjen e FIFA-s, pasi San Marino renditet i fundit në klasifikimin botëror. Qartazi skema dhe filozofia e përdorur nga trajneri Edi reja nuk po jep rezultatet që priteshin, ndonëse trajneri ka më shumë se një vit e gjysmë që drejton kuqezinjtë. Kombëtarja jonë edhe sot zhvilloi një lojë të ngadaltë, të lexueshme, pa forcën e duhur në sulm dhe me një mesfushë që e ka të vështirë të ndërtojë aksione të rrezikshme dhe t’u ofrojë sulmuesve shanse të mira shënimi.

Pjesa e dytë pati një ritëm tjetër dhe u shtua presingu që solli golin. Futja e Roshit dhe Uzunit (asist dhe gol) i dhanë më shumë freski sulmit, por problemi i Shqipërisë mbetet edhe njëherë qartësia në lojën e saj dhe mbi të gjitha mënyra se si e kërkojmë golin. Rejës do t’i duhet të ndryshojë shumë gjëra nëse vërtetë dëshiron të arrijë rezultate të rëndësishme në eliminatoret e Botërorit 2022 që do të zhvillohet në Katar.

FT| SAN MARINO – SHQIPËRI 0-2

Manaj 63′, Uzuni 85′

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button