KurioziteteLajme

Profil / Tom Perrota, shkrimtari i famshëm amerikano-shqiptar

Profil / Tom Perrota, shkrimtari i famshëm amerikano-shqiptar

Tom Perrota është shkrimtar i njohur amerikano-shqiptarë. Ai lindi më 12 gusht 1961 në Newark të New Jersey. Babai i tij ishte emigrant italian, ndërsa e ema ishte shqiptare. I ati punonte në postë ndërsa e ëma kujdesej për tri fëmijët.

Pasioni për letërsinë e ka shoqëruar Perrottën që kur ishte i vogël dhe në shkollë të mesme botoi tregimet e para në revistën letrare të shkollës.

Perrota është një romancier dhe skenarist amerikan, shumë i njohur për romanet e tij “Election” (Zgjedhjet) (1998) dhe “Little Children” (Fëmijët e vegjël) (2004), të dy u bënë filma të nominuar nga kritika, të nominuar për “Academy Aëard-nominated films”. Perrotta bashkë-shkroi skenarin për versionin filmik të 2006 “Little Children with Todd Field” (Fëmijët e Vogël me Todd Field), për të cilin ai mori një nominim për për skenarin më të mirë “Academy Award nomination for Best Adapted Screenplay”.

 

Ai është i njohur gjithashtu për romanin e tij “The Leftovers” (2011), i cili është përshtatur në një seri televizive në HBO.

Tom Perrota në një intervistë për gazetën e njohur britanike “The Guardian” më 20 shkurt të vitit 2009, mes tjerash ka thënë: “Gjyshërit e mi nga ana e babait ishin emigrantë italianë nga një katund afër Avellino. Unë u rrita duke dëgjuar ata dhe babai im fliste italisht. Të afërmit e Nënës ishin shqiptarë, por edhe ata jetuan në Itali para se të emigronin në SHBA. Nuk kam kaluar shumë kohë në Itali, por ndiej një lidhje të fortë me vendin përmes të parëve të mi, kështu që shpresoj se mund të kaloj më shumë kohë në të ardhmen në vendet e origjinës së prindërve të mi”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button