fbpx
KurioziteteLajme

Nuk ka më Urë Vajgurore, zyrtarizohet Bashkia Dimal

Nuk ka më Urë Vajgurore, zyrtarizohet Bashkia Dimal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar sot me shpallje ligjin për ndryshimin e emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore nga Bashkia Ura Vajgurore në Bashkia Dimal.

 

“Ndryshimi i emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore, “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”, një emërtim i lashtë që i sjell identitet zonës, është një hap që vjen në përputhje me interesat ekonomikë e socialë, traditën, kulturën, lidhjet tradicionale dhe vlerat e tjera vendore, të kësaj bashkie”, thuhet në një njoftim të Presidencës.

 

Më tej shtohet se, ky ligj materializon vullnetin e popullsisë së zonës, pas një procesi të gjerë konsultimi me banorët e kësaj bashkie.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button