fbpx
KurioziteteLajme

Njihuni me konkurrenten e re të ‘PërPuthen’ ,Ish-shoqja e ngushtë e Jasminës

Njihuni me konkurrenten e re të ‘PërPuthen’ ,Ish-shoqja e ngushtë e Jasminës

Pas shumë kohësh në “Për’Puthen” pati një hyrje të re edhe në radhët e vajzave. Konkurrentja më e re quhet Gladiola Zeneleaj dhe ajo ju bashkua emisionit në një mënyrë shumë të pazakontë. Ajo qëndroi e fshéhur pas një dere dhe bëri një kërcim séksi për të gjithë djemtë. Kështu ajo fitoi menjëherë vëmendjen e të gjithëve dhe Gladiola nuk u rezervua fare duke shprehur direkt pëlqimet e saj. Ajo tha se nga ekrani ka krijuar simpati për Geljanin, Andin dhe Muartin, ndërkohë që këta dy të fundit nuk ishin të pranishëm në studio.
Sapo shprehu pëlqimet e saj nuk mùnguan thùmbat nga Jasmina, e cila u shpreh se vajza e re e ka të kotë lùftën me Andin, sepse ai është i saj. “Është tokë e zënë më vjen kéq. Lodhu sa të duash me Andin se nuk ke ku shkon. Mund të rrish ditë e natë ti duke u deklaruar lodhu sa të duash. Duket njeriu i mirë që merr kënaqësi që prish çiftet”, u shpreh Jasmina për vajzën e re. Më pas Gladiola zbùloi se thùmbat me Jasminën nuk vijnë nga hiçi, sepse më parë ato kanë qenë shoqe me njëra-tjetrën, por prej 2 vitesh nuk flasin më.
“Kam 2 vjet që më ka besuar Zoti ta kem larg, por na bashkoi programi”, tha Jasmina për Gladiolën. Kjo e fundit sqaroi se kishte aplikuar për në emision shumë kohë para se Jasmina t’i bashkohej “Për’Puthen”, që do të thotë se nuk hyrë për t’u përballur me të. Seç do të ndodhë tani mes dy ish-mikeve, që tashmë duken më shumë si armike të njëra-tjetrës, mbetet për t’u parë (siç thuhet rëndom edhe në “Për’puthen”).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button