fbpx
KurioziteteLajmeShendetesi

29-vjeçarja e prekur nga Covid solli në jetë vajzën pas një ndërhyrje delikate, Manastirliu jep lajmin e mirë: Pas dy javësh në terapi intensive Besmira dhe foshnja kthehen në shtëpi.

29-vjeçarja e prekur nga Covid solli në jetë vajzën pas një ndërhyrje delikate, Manastirliu jep lajmin e mirë: Pas dy javësh në terapi intensive Besmira dhe foshnja kthehen në shtëpi.

Covid-19 ka pasur ndikim tek gratë shtatëzanë dhe një rast i tillë është edhe rasti i Besmirës, e cila ka sjellë në jetë vajzën pas një ndërhyrje delikate, me komplikacione të rënda si pasojë e virusit.

pas dy javësh të vështira në terapi intensive, 29-vjeçarja dhe foshnja e saj kanë arritur ta fitojnë betejën me jetën dhe të rikthehen në shtëpi së bashku.

Lajmin e bukur e ka bërë me dije ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ajo falenderon mjekët për përkushtimin dhe profesionlaizimin.

“Besmira dhe foshnja e saj e fituan betejën e jetës, në përballjen e vështirë me #covid19, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të bluzave të bardha😍

😇 Pas ndërhyrjes tejet delikate për të sjellë në jetë vajzën, 29-vjeçarja nga Kukësi, me komplikacione të rënda si pasojë e covid19, ia doli mbanë🙏🏼

Punë e shkëlqyer e ekipit të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe “Koço Gliozheni”, të cilët bënë të mundur që Besmira dhe vajza e porsalindur, pas dy javësh të vështira në terapi intensive, të kthehen shëndosh e mirë në shtëpi😍🙏🏼

#Krenare për mjekët dhe infermierët” shkruan Manastirliu në postimin e saj.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button