KurioziteteLajme

Përplasi me makinë të riun që po lëviste me motor në Tiranë, më pas shoferi del dhe e qëllon me thikë

Përplasi me makinë të riun që po lëviste me motor në Tiranë, më pas shoferi del dhe e qëllon me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Brrylit në Tiranë.

Bëhet me dijë se në konflikt janë përfshirë dy persona. Burime për media raportojnë se një i ri që po drejtonte një motor është përplasur me një makinë. Më pas shoferi që ishte në makinë me familjen, ka dalë nga mjeti dhe ka qëlluar me thikë në qafë të riun.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga policia e Tiranës nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar edhe pse ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë.

Burimi/Newsbomb.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button