KurioziteteLajme

Ngjeshur “kokë më kokë”, korçarët nuk pyesin për virus, i bëjnë pritë autokolonës dhe

Ngjeshur “kokë më kokë”, korçarët nuk pyesin për virus, i bëjnë pritë autokolonës dhe grumbullohen rreth Lulzim Bashës
Dhjetëra qytetarë të Korçës janë grumbulluar mesditën e sotme në hyrje të qytetit për të pritur kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Aashtu si gjatë vizitës që zhvilloi dje në Fier, edhe sot në Korçë Lulzim Basha është shoqëruar me autokolonë makinash të mbështetësve të PD, si dhe eskortë të Gardës. Sapo ka mbërritur në Parkun Rinia, kreu i PD është rrethuar nga qytetarët korçarë që brohorasin “Rama ik”.

Ajo që bie në sy është fakti se simpatizantët e PD nuk ruajnë as distancën dhe shumë prej tyre nuk mbajnë as maska.

“Ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushuara me vuajtje, kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëizm. Në hyrje të Pogradecit, dhe në hyrje të Korçës në fytyrat e të rinjve që kishin dalë të më prisnin. Korça dhe korçarët e presin prej kohësh ndryshimin”, u shpreh Lulzim Basha mes tyre.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button