KurioziteteLajme

Nderim vepres se Indrit Cares, Ushtar Kavajes!

Nderim vepres se Indrit Cares, Ushtar Kavajes!

Te dashur miq, sot eshte pervjetori i renies me daten 31 mars te vitit 1999 ne majen e Gallushes ne Kosove te heroit te kombit, Indrit Cara i njohur dhe me emrin Ushtar Kavaja.

Patriot i flakte dhe trim si ai, Indrit Cara ishte pasardhesi i nje familje ne breza atdhetare nga qyteti i Kavajes me kontribute te shquara ne çeshtjen kombetare. Pas fillimit te luftes çlirimtare te Kosoves i riu Indrit Cara niset nga Londra ku jetonte prej vitesh e emigracion per ne fushte beteje ne Kosove.

Ai shpjet do faktohej si luftetar trim e supatrembur, ushtarak dhe komadant i afte fitimtar nga beteje ne beteje gjersa ra per tu bere i pavdekshem pas zmbrapsi sulmin e armikut ne majen e Gallushes, Kosove, per lirine e te ciles flijoi rinine dhe jeten e tij dhe Shqiperia i ka akorduar Ushtar Kavajes nderimet me te larta kombetare, i cili ka nje fole te ngrohte ne zemrat e mbare shqiptareve.

Nderim perjete ne kete pervjetor te renies heroike te Indrit Cares dhe vepres se tij te pavdekshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button