fbpx
Lajme

Hidhet nga kati i tretë i shtëpisë, ndërron jetë në vend gruaja

Një 58-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte.

Policia njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Korçë, në lagjen nr.6 të qytetit.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Informacion paraprak

Më datë 30.03.2021, rreth orës 19:10, jemi njoftuar se në lagjen nr. 6, rruga “Miço Shkodrani”, është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, shtetasja S. P., rreth 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button