AktualitetLajmeShqiperia

‘Blindohen’ brigjet tona/ Anijet shqiptare e amerikane ‘tregojnë forcën’

Anijet shqiptare dhe amerikane manovra kanë nisur manovra në në brigjet e vendit tonë, një bashkëpunim që dëshmon qartë nivelin koordinimin dypalësh.

Dy anijet e patrullimit të klasës Iliria (ALS Oriku dhe ALS Lissus) dhe ajo amerikane USS Monterey po bëjnë stërvitje, e njoftuar kjo nga ambasada e SHBA në Tiranë. Misioni diplomatic amerikan sqaroi se të gjitha procedurat dhe manovrat janë kryer në përputhje me standardet e NATO-s. Sipas ambasadës, ky trajnim tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave, asaj shqiptare dhe amerikane.

“Përmes operacioneve dhe trajnimeve të tilla si ky, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj përmirësojnë marrëdhëniet ekzistuese të bashkëpunimit dhe ndërmarrin hapa të mëdhenj në ruajtjen e lidhjes jetike të rajonit me ekonominë globale”, thuhet në postim.

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar ndër të tjera jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, një nga aleatët kryesorë të saj, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button