KurioziteteLajme

Vendoset REKORDI i ri botëror Guinness! 54 vjeçari kroat mban frymën në ujë për 24 minuta e 33 sekonda (VIDEO)

Vendoset REKORDI i ri botëror Guinness! 54 vjeçari kroat mban frymën në ujë për 24 minuta e 33 sekonda (VIDEO)

Budimir Buda Šobat, është 54 vjeçi kroat që tashmë është mbajtësi i Rekordit Botëror Guinness, pasi në fundjave ka arritur të thyejë rekordin për mbajtjen e frymës në ujë, për plot 24 minuta e 33 sekonda.

 

Testi është zhvilluar në qytetin e Sisak, ku Šobat ishte nën mbikëqyrje nga mjekët, reporterët dhe mbështetësit, ndërsa përfundoi me sukses provën e tij që e futi në rekordet Guinness duke u bërë njeriu i parë në botë që mban më shumë frymën në ujë.

 

Për ta përgatitur veten, 54 vjeçari Šobat hyperventiloi me oksigjen të pastër trupin, disa minuta para se të thyente zyrtarisht rekordin, duke rritur nivelin e oksigjenit brenda trupit të tij. Budimir Buda Šobat ishte një nga 10 zhytësit më të mirë në botë, para se të vendoste rekordin e tij prej 24 minutash 11 sekonda nën ujë.

Përpjekja për thyerjen e rekordit të Šobat u krye gjithashtu me shpresën e mbledhjes së fondeve për vendin e tij, e cila është shkatërruar nga një tërmet në dhjetor, dhe për fëmijët e prekur.

Në veçanti, ai shpreson të jetë në gjendje të rindërtojë Dhomën e Mrekullive të Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara të Qarkut Sisak-Moslavina, mjediset e së cilës u shkatërruan nga tërmeti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button