fbpx
Lajme

Soreca: Fermerët shqiptarë do të eksportojnë në BE produkte pa doganë deri në vitin 2025

Bashkimi Europian po mbështet fermerët shqiptarë duke i lejuar ata që të eksportojnë produktet në union pa taksa doganore deri në vitin 2025.

“Bashkimi Evropian jo vetëm po mbështet fermerët shqiptarë përmes Programit IPARD, por gjithashtu po i lejon ata të eksportojnë produktet e tyre në BE pa taksa doganore deri në vitin 2025. Në këto kohë të vështira, fermerët e vegjël do të kenë më shumë mundësi për të eksportuar prodhimet e tyre në shtetet anëtare të BE-së”, thuhet në një deklaratë të ambasadës së BE-së në Tiranë.

Fill pas kësaj deklarate reagoi edhe ambasadori Luigi Soreca, i cili tha se kjo është një tjetër ndihmë konkrete për fermerët shqiptarë nga Bashkimi Europian.

“Një tjetër ndihmë konkrete nga Bashkimi Europian për fermerët shqiptarë. Shumë prej tyre po eksportojnë që tani produkte sipas standardeve europiane falë programit IPARD. I lumtur që të shikoj produktet “Made in Albania” të vlefshme në tregjet europiane”, shkruan Soreca.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button