fbpx
KurioziteteLajmePolitika

Mungesat në lista, si zëvëndësohet një kandidat për deputet?

Mungesat në lista, si zëvëndësohet një kandidat për deputet?

Koha që nga dita e zgjedhjeve deri në 7 shtator ku konsituohet parlamenti I ri, është më tepër sesa 5 muaj, çka do të thotë se deri në momentin që depueti të marrë zyrtarisht detyrën, nuk perjashtohen as zëvëndësimet.

Arsyet mund të jenë të ndryshme por më të prekshmet janë dorëheqjet, refuzimi i partisë për të vijuar garën si kandidat i saj, konfirmimi si subjekt dekriminalizimi apo dhe ndërrim jete.

Por fakti ligjor dhe precedentët e të shkuarës na tregojnë se në asnjë rast nuk hiqesh nga lista, nga momenti kur ato miratohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kjo nuk ka ndryshuar pavarësisht se është një problematikë e së shkuarës dhe që OSBE/ODIHR kishte rekomanduar ta ndryshonin që nga zgjedhjet e 2019, nisur nga dorëheqjet masive në rradhët e kandidatëve përkryebashkiake.

“Kodi Zgjedhor e ndalon bërjen e ndryshimeve në listat e kandidatëve pas miratimit të tyre përfundimtar dhe nuk e rregullon tërheqjen e kandidatëve. KQZ-ja hodhi poshtë disa kërkesa për tërheqje nga gara të paraqitura nga kandidatë për kryetarë bashkie të PBD-së, duke i lënë kështu emrat e tyre në fletën evotimit. Rregullat për regjistrimin dhe tërheqjen e kandidatëve duhet të formulohen saktë dhe zbatimi i tyre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet tëorientohet nga parimi i sigurisë juridike.”

Ndërsa pas zgjedhjes, sipas Kodit zgjedhor, në nenin 164 pika 2, në rast se kandidatit i ndërpritet mandati, ai i kalon pasardhësit në listë deri sa ajo të ezaurohet. Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nën përfaqësuar.

Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nën përfaqësuar pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini.

Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar. Por ndryshe nga kodi i vjetër, ku pas këtij momenti, deputet bëhej kandidati nga listat e aleatit, në mungesë të koalicioneve parazgjedhore, kjo gjeënuk ndodh me ligjin e ri. Lista e qarkut Kukës, nuk ka aq rezerva për zëvendësim, pasi Kolegji Zgjedhor vendosi që listat e partive me kandidatë të jenë jo më shumë se 3, aq saç është dhe numri i mandateve.

Pas ezaurimit të zëvëndësuesve në listat e LSI e PD, parlamenti aktual mbeti me 122 depuetetë nga 140 që është numri kushtetuese. Rasti i deputetit të ndjerë Bashkim Fino, tregoi se jo vetëm dekriminalizmi, por dhe shkaqet natyrore, mund të sjellin pengesa në plotësimin e Parlamentit.

 

/a.r

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button