fbpx
BotaKurioziteteLajme

Motra ime u abuzua nga gjyshi! Rrëfimet e pathëna në librin e Sharon Stone.

Motra ime u abuzua nga gjyshi! Rrëfimet e pathëna në librin e Sharon Stone.

“The Beauty of Living Twice” tregon jetën personale të aktores Sharon Stone të rrëfyer prej vetë saj. Në një deklaratë të rrallë ajo zbuloi abuzimin seksual të gjyshit ndaj motrës së saj, që ishte vetëm 5 vjeçe.

“Njëherë mendova se doja ta vrisja gjyshin tim duke e goditur me thikë. Dhe kur kam luajtur në “Basic Instinct”, shfryva gjithë zemërimin, lëshova errësirën që kisha brenda”, tha ajo për New York Times.

Në libër ajo shkruan edhe për momentin kur Sharon pësoi një hemoragji në tru:

“Hapa sytë dhe pashë, para meje, disa centimetra nga fytyra ime. Një i huaj i përsosur më shikoi me aq butësi saqë mendova se isha në prag të vdekjes. Një burrë i bukur po më ledhatonte kokën dhe flokët. Për një moment shpresova se ai ishte atje sepse më donte. Por në vend të kësaj ai tha: ‘Ke një hemorragji në tru’”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button