fbpx
KurioziteteLajme

Modelja Jaçe: Ja e vërteta e djegjes së “Range Rover-it” tim

Modelja Jaçe: Ja e vërteta e djegjes së “Range Rover-it” tim

Mbrëmjen e djeshme, makina tip “Range Rover” e modeles Françeska Jaçe u përfshi nga flakët. Ngjarja u shënua në lagjin “Pavarësia” dhe lajmin e bëri të ditur policia e Vlorës.

 

Mbrëmjen e sotme, Françeksa Jaçe ka reaguar ka reaguar për herë të parë për këtë ngjarje. Në një postim në instastory, shprehet e indinjuar me lajmet që kanë qarkulluar në portalet shqiptare, të cilat sipas saj janë të rreme.

 

Jaçe konsideron këtë si një sulm personal ndaj imazhit të saj, duke shpjeguar që e vërteta e incidentit është që makina ka pësuar një defekt teknik.

Kujtojmë se modelja po shijon pushimet në plazhet tropikale të Brazilit.  Pak më parë ajo ka publikuar në “Instastory” një video ku shihet teksa relaksohet në rrezet e diellit dhe detin e kaltër përballë.

Më tej, modelja ka postuar një foto shumë provokuese nga vaska, në të cilën shfaqet e veshur me bikini dhe tregon format e saj shumë seksi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button