fbpx
KurioziteteLajmePolitika

Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, personalitete të shumta kryejnë homazhe në Pallatin e Kongreseve.

Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, personalitete të shumta kryejnë homazhe në Pallatin e Kongreseve.

Në Pallatin e Kongreseve, mbahen sot homazhet në nder të deputetit Bashkim Fino, i cili u nda sot nga jeta, pasi humbi betejën me koronavirusin. Ish kryeministri i qeverisë së Pajtimit Kombëtar në vitin 1997, Bashkim Fino humbi jetën në moshën 58-vjeçare më 29 mars 2021.

Personalitete të shumta kanë zhvilluar homazhe në nder të deputetit të ndjerë.

Balla: Edhe pse e kaloi pjesërisht betejën me covidin, nuk ia doli!

Kryetari i Grupit parlamentar, Taulant Balla pas homazheve që zhvilloi për Bashkim Finon në një komunikim shkurt për mediat tha se, ai nuk ia arriti që ta fitonte deri në fund betejën me Covid.

Grupi ynë parlamentar PS humbi sot një mik, kontribuues një njeri të veçante, i cili në 26 vitet e fundit ka një kontribut të veçante. Një kryetar bashkie model dhe më pas në një moment të vështirë mori përsipër të drejtonte qeverinë e pajtimit kombëtar, që ka një rëndësi të veçantë pas ngjarjeve të 1997. Pas vitit 2005 ka qenë anëtar i grupit tonë, duke përfaqësuar disa zona. Fjalët për bashkimin janë të pakta, ajo që do na mungojë është një këshillë e një miku të veçante. Betejat fitohen, por ka edhe bëtaja që nuk fitohen. Bashkimi edhe pse e kaloi pjesërisht betejën me covidin, nuk ia doli dot deri në fund. Kështu që ne betejën me Covid duhet ta çojmë deri në fund.

Ruçi zhvillon homazhe për Finon: Lamtumirë i dashur

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, tha se shkak i vdekjes së Finos u bë zemra, pas infektimit me Covid-19.

Do ta kujtoja si askush tjetër i cili është rritur pa baba, do ta kujtoja si një njeri buzagaz, me zëmër të madhe për bashkëshorten e tija, për djalin e vajzën e tija, do ta kujtoja si një njeri me zemër të madhe në familjen e tij politike, PS, si një legjislator në disa legjislatura, si një pushtetar nga kryetar bashkie, kryeministër i Pajtimit Kombëtar, zv kryeministër dhe ministër, konseguent për të zbatuar ligjet e shtetit, njeri zemër madh edhe me kundërshtarët e tij politik, fatkeqësisht zemra e tij qe aq e vogël për të përballuar vetë Bashkim Finon e cila u bë shkak që ai u nda sot nga ne. Ndaj jam këtu sot për ta kujtuar si mik, vëlla, shok e bashkëluftëtar, si pjesëtar i një familje politike si shqiptar se përmasat e tij ishin më të gjëra se familja e tij politike. Do na mungojë shumë, mezi e prisja që ti bashkohesh ekipit të Fierit, por ja që s’qe e thënë që jeta e tij biologjike e politike të vazhdonte. Lamtumirë i dashur.

Meta: Bujar dhe zemërgjerë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë pjesë sot në homazhet në nder të ish-kryeministrit dhe deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino. Meta ka shkuar pas grupit të PS që ishte më herët në homazhet që po zhvillohen tek Pallati i Kongreseve që prej orës 12:00 dhe do të përmbyllen në orën 16:00. Në dalje, presidenti foli para mediave edhe për kujtimet e tij me Finon, por edhe për modelin që ai la pas në politikë.

Padyshim që Bashkim Fino është një nga miqtë e mi më të mirë dhe do të mbetet për arsye se në një moshë shumë të re u nda. Ishte një figurë frymëzuese kur ishte kryetar bashkie në Gjirokastër në një moshë aq të re. Ajo ishte baza e shumë kandidaturave në atë vit të çmendur për të krijuar një qeveri të pajtimit. Detyrë që ai e bëri në një mënyrë të jashtëzakonshme pasi të gjithë e dinë sesa i ndarë dhe i polarizuar ishte vendi. Unë kam shumë kujtime të veçanta pasi ishte një përkrahës i të rinjve dhe ishte një figurë tepër sportive, shumë i dhënë pas sportit, edhe kjo na bashkonte. Dhe tjetra, dua të them se ishte shumë njerëzor, shumë bujar dhe zemërgjerë. Ishte tolerant dhe dallonte politikën nga raportet njerëzore. Momenti i sotëm ishte shokues i ndarjes së papritur nga jeta të tij. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, për qytetarët e Gjiorokastrës. Ishte figura kryesore e PS në këto 3 dekada.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button