EkonomiKurioziteteLajmeShow-Biz

Londra regjistron zero vdekje nga Covid-19 për herë të parë në gjashtë muaj, 30 mln britanik kanë marrë dozën e pare

Londra regjistron zero vdekje nga Covid-19 për herë të parë në gjashtë muaj, 30 mln britanik kanë marrë dozën e pareAsnjë vdekje ditore nuk është raportuar në Londër lidhur me Covid-19 për herë të parë në gjashtë muaj, treguan shifrat zyrtare.

Shifrat e Shëndetit Publik të Anglisë të datës 28 mars treguan se nuk ishte regjistruar asnjë vdekje e pacientëve brenda 28 ditëve nga një test pozitiv i koronavirusit.

“Ky është një moment historik fantastik, por ne jemi shumë larg nga kthimi në normalitet,” tha një mjek.

Ishte hera e parë që shifrat ditore treguar zero vdekje në kryeqytet që nga shtatori.

Londra përbën 12% të të gjitha vdekjeve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar dhe ishte epiqendra e valës së parë vitin e kaluar.

30 mln njerëz kanë marrë dozën e parë, Britania lehtëson masat kufizuese

Duke filluar nga sot Britania ka lehtësuar masat kufizuese, duke lejuar njerëzit me grupe deri në gjashtë persona të takohen në natyrë, pas gati 3 muajsh izolimi. Kryeministri Boris Johnson i kërkoi qytetarëve të tregojnë kujdes për shkak të rritjes së rasteve në Europë.

Deri më tani më shumë se 30 milionë njerëz në Britani kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti-covid, ndërsa autoritetet shëndetësore po përgatiten të administrojnë miliona doza të dyta në javët në vijim. Britania ka administruar më shumë se 33 milionë doza në total, ku 95 për qind e njerëzve mbi 60 vjeç kanë marrë dozën e parë.

Johnson njoftoi  bllokimin e tretë kombëtar në Angli më 4 janar, por ka thënë se ai planifikon të vazhdojë me një rrugë “të kujdesshme dhe të pakthyeshme” nga kufizimet, mbështetur nga një shpërndarje e shpejtë e vaksinave.

Kjo është në kontrast me pjesën më të madhe të Europës, me Gjermaninë dhe Francën midis vendeve që luftojnë me një valë të tretë të infeksioneve dhe shtrimeve në spital./BBC

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button