fbpx
KurioziteteLajme

Universiteti i Oksofrdit mund ta vendosë Dua Lipën në vend të Mozartit për t’u studiuar

Universiteti i Oksofrdit mund ta vendosë Dua Lipën në vend të Mozartit për t’u studiuar
Në mënyrë që rrymat e reja muzikore të zëvendësohen ato klasike në mënyrë që të thellohen në studime të tyre, akademikët në Universitetin e Oksfordit në Britani të Madhe kanë propozuar që të zëvendësohen kurrikulat në degët e studimit të arteve muzikore.
Një nga emrat e përmendur për t’u studiuar është edhe yllin e rrymës ‘pop’ nga Kosova, Dua Lipa, më saktësisht thyerja e rekordit të saj në “livestream”, duke i zëvendësuar kështu muzicientët klasik siç janë Mozarti e Bethoveni, raporton The Telegraph, transmeton Gazeta Express.
Profesorët thanë se repertori klasik i mësuar në Oksford, i cili përfshin vepra nga Mozart dhe Beethoven, përqendrohet shumë te “historia evropiane nga periudha e skllavërisë”.
Dokumentet e siguruara nga mediumi britanik zbulojnë se anëtarët e fakultetit, të cilët vendosin për kurse që formojnë gradën e muzikës, kanë propozuar reforma për të adresuar këtë “hegjemoni të të bardhëve”. /express

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button