fbpx
KurioziteteLajme

Turqia rikthen tifozët në stadium

Turqia rikthen tifozët në stadium
Turqia është kombëtarja e radhës që do të luajë me prezencë tifozësh në shkallët e stadiumit. Lajmi është dhënë nga Federata Turke e Futbollit, që konfirmon se dueli i së martës ndaj Letonisë, i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Botëror, Katar 2022 do zhvillohet në stadiumin “Ataturk” me 15% të kapacitetit.

Impianti mirëpret 76,761 spektator, ndërsa sfidën me Letoninë do kenë mundësi ta shikojnë rreth 11.5 mijë tifozë.

Sfida e fundit kualifikues i Botërorit, Katar 2022 e luajtur me prezencë tifozësh ishte ai mes Holandës dhe Letonisë, luajtur mbrëmjen e së shtunës në Amsterdam.

/a.r

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button