fbpx
BotaKurioziteteLajme

Sulm me bombë në katedrale, plagosen 14 persona

Sulm me bombë në katedrale, plagosen 14 persona

Policia në Indonezi tha se dy sulmues vetëvrasës dyshohet se kanë kryer një sulm jashtë një katedraleje katolike gjatë meshës të së dielës ku kanë mbetur të plagosur disa persona.

 

Sulmi ka ndodhur gjatë orës 10:30 sipas kohës lokale, në qytetin Makassar në provincën Sulaewesi në jug të Indonezisë.

 

Sipas informacioneve të bëra të ditura nga zëdhënës I policisë Argo Yuwono thuhet se 14 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi I fuqishëm.

 

Fatmirësisht deri tani nuk është raportuar asnjë viktimë.

 

Njësia kundër terrorizimit në Indonezi tha se ka nisur hetime për të parë se cili grup terrorist qëndron prapa këtij sulmi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button