fbpx
KurioziteteLajme

Ja si të fitoni 1 mijë euro vetëm duke ndenjur shtrirë

Në periudhën e karantinës të gjithë e kemi kaluar shumë kohë në shtëpi duke parë filma dhe seriale të shumtë për të shtyrë kohën. Po nëse për një moment imagjinoni sikur kjo gjë të paguhej dhe të merrnit 1,000 dollarë në muaj?

Uebfaqja Nerd Bear dëshiron që të paguajë dikë 1,000 dollarë për të parë të gjithë filmat e James Bond në  vetëm 30 ditë. Faqja nuk ka një qëllim kërkimor, thjesht dhe vetëm dëshiron që të mbajë gjallë interesin e njerëzve për filmin e 25-të të serialit “Nuk ka kohë për të vdekur”.

Premiera, pritet diku në vjeshtë, me fansat që e presin me padurim atë. Prodhuesit janë detyruar që të shtyjnë premierën e agjentit britanik disa herë , për shkak të krizës shëndetësore që mundon të gjithë planetin.

“Me kaq shumë njerëz në izolim, ne menduam se kjo garë mund të rikthejë kujtime të lumtura dhe t’i ndihmojë njerëzit të kalojnë një kohë të mirë gjatë bllokimit”,- tha themeluesi i Nerd Bear Amar Hussein për CNN.
Nëse dikush dëshiron të shikojë filma me James Bond me radhë, do të duhet të qëndrojë para ekranit të tij për më shumë se dy ditë, ose afërsisht 51 orë.

Po ashtu, fituesi do të marrë një kartë dhuratë nga Amazon për të marrë me qira filmat dhe do të duhet të plotësojë një pyetësor për secilin nga filmat. Sipas faqes në internet, ‘çelësi’ është entuziazmi për ekskluzivitetin e filmit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button