fbpx
LajmePolitikaShow-Biz

Fjalimi i Arjola Demirit në politikë: Me mua në pushtet bëni vetëm seks, qejf dhe lindje

Aktorja nga Tropoja, Arjola Demiri ka dalë zyrtarisht në mbështetje të PS dhe kryebashkiakut Veliaj në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Mbrëmjen e së shtunës, Arjola Demiri ka qenë e ftuar në Soirée me Jonida Shehun për të folur pikërisht rreth pjesëmarrjes së saj në politikë.

Arjola Demiri ka mbajtur një fjalim se pse populli duhet të votojë PS-në dhe pikërisht atë.
Gjatë fjalimit, Arjola ka theksuar se populli duhet të votojë atë pasi me aktoren në pushtet do të bëjnë vetëm qejf.

“Faleminderit që keni ardhur në prezantimin e programit tim, për lindjet dhe shtatzënitë. Shoh edhe disa burra këtu prezentë që në të ardhmen edhe e pamundura do të bëhet e mundur e pse jo, e ju mund të ngelni shtatzënë.

Me mua në pushtet ju do të fitoni 100 mijë euro për 1 lindje, ndërsa për binjakë unë do të jap 200 mijë euro. Ori dëgjo këtu, po i bëre 3 fëmije do i kesh 300 mijë euro.

E për ata që lindin 4 fëmijë do i kapim familjarisht e t’i çojmë në Kinë se do të kenë ndonjë dell Kine. Pra, me mua në pushtet, bëni seks, qejf dhe lindje”, është shprehur Arjola Demiri duke qeshur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button