KurioziteteLajme

EMRI/ I dënuar me 13 vite burg për tentativë vrasje, ekstradohet nga Kroacia i riu nga Lushnja.

EMRI/ I dënuar me 13 vite burg për tentativë vrasje, ekstradohet nga Kroacia i riu nga Lushnja.

Ekstradohet nga Kroacia nje i denuar per tentative vrasje.

NJOFTIMI I POLICISE
Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për evidentimin, lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Nga Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Kroacia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Xhino Aliço, 28 vjeç, lindur në Lushnjë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me vendimin e datës 10.03.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 13 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, vendim i cili u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 29.05.2020.

Përmbledhja e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 11.06.2016, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, shtetasi Xhino Aliço në bashkëpunim me babain e tij, shtetasin A. A., kanë plagosur me thikë dhe sende të forta, shtetasin J. S., duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda në trup dhe në kokë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button