KurioziteteLajmeSport

EMOCIONUESE/ Kombëtarja shqiptare homazhe për Arjan Salajn, foto e tij stampohet në fanellë: HEROI i heshtur mes nesh

 

Në fanellat e stërvitjes së kombëtares shqiptare në pragndeshjen kundër Anglisë është stampuar foto e Arjan Sala-j, 33 vjeçarit që sakrifikoi jetën e tij duke hyrë mes flakëve për të shpëtuar jetën e 25 njerëzve të tjerë.

 

“Heroi i heshtur mes nesh”, shkruhet në fanellat e futbollistëve krahas fotos së 33 vjeçarit, në shenjë homazhi ndaj Arjan Sala-jt.

 

Kujtojmë se Arjan Sala humbi jetën te “Casa Italia” 3 ditë më parë, pasi hyri në magazinën ku ra zjarri dhe shpëtoi 25 persona, por nuk mundi të dalë dot prej andej.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button