fbpx
BotaLajme

Anija që ka bllokuar Kanalin e Suezit mund të shkaktojë mungesë të letrës higjienike në të gjithë botën

Anija që ka bllokuar Kanalin e Suezit mund të shkaktojë mungesë të letrës higjienike në të gjithë botën

Anija masive që ka bllokuar Kanalin e Suezit mund të shkaktojë telashe në furnizimet edhe të letrës higjienike.

Kështu pretendojnë disa media botërore, sipas të cilave një mungesë e tillë mund mos jetë parë që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

Walter Schalka, drejtori ekzekutiv i ndërmarrjes braziliane të përpunimit të drurit Suzano SA, tha për Bloomberg News se firma po luftonte për të transportuar lëndën e parë për letër higjienike mes vonesave.

Pronari i “Ever Given”, gjiganti 200,000 ton që u përplas këtë javë kur erërat e forta “e kthyen anash”, ka kërkuar falje për mega-bllokimin, i cili po shkakton një krizë tregtare globale.

Suzano me bazë në Sao Paulo përbën rreth një të tretën e furnizimeve globale të lëndës së parë të letrave higjienike.

Gjithashtu, Lars Jensen, një ekspert i transportit të kontejnerëve në Danimarkë, tha për “Mirror” se dërgesa e sendeve të përditshme shtëpiake do të ndikohet, duke përfshirë letrat higjienike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button