BotaLajme

Vrau me thikë 21-vjeçarin shqiptar në Londër, arrestohet autori/ Kush është 31-vjeçari

Vrau me thikë 21-vjeçarin shqiptar në Londër, arrestohet autori/ Kush është 31-vjeçari

Policia britanike ka arrestuar një 31-vjeçar pasi dyshohet se ka vrarë me thikë 21-vjeçarin shqiptar Renato Gecin, më 22 mars në Britani.

 

31 vjeçari Shaddai Smith, nga Ramford akuzohet për vrasje dhe plagosje me dashje, si dhe vjedhje në një pronë në Granville Avenue, Hounslow më 22 mars, raportojnë mediat britanike.

 

Gjithashtu është arrestuar edhe një 27-vjecare, e cila dyshohet të ketë ndihmuar autorin që të vriste të riun shqiptar. 31-vjeçari duhej të paraqitej në Gjykatën e Magjistraturës Wimbledon ditën e sotme.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën rreth orës 03:22 të natës. Policia u thirr dhe e gjeti 21 vjeçarin dhe një tjetër të ri shqiptar, gjithashtu në të njëzetat, të plagosur me thikë. Geci gjeti vdekjen ndërkohë që i riu tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur arriti të shpëtojë.

 

g.kosovari

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button