fbpx
BotaKurioziteteLajme

Pamje të frikshme, shihni si është ‘shkërmoqur’ BMW-ja që ra nga dhjetëra metra lartësi në Gramsh; një prej të dëmtuarve në gjendje kritike (FOTO)

Pamje të frikshme, shihni si është ‘shkërmoqur’ BMW-ja që ra nga dhjetëra metra lartësi në Gramsh; një prej të dëmtuarve në gjendje kritike (FOTO)

Pamje të frikshme këto që shihni në foto, dhe është një mrekulli që personat të cilët ndodheshin brenda në makinë janë ende gjallë.

 

Mjeti tip BMW është rrëzuar nga një lartësi e madhe 70-80 metra në aksin Gostimë-Gramsh. Nga pamjet duket se makina është dëmtuar rëndë, ndërsa të rinjtë që ndodheshin në të përfunduan në spital.

 

Një prej tyre po merr ndihmë mjekësore në spitalin kirurgjik të Elbasanit kurse tjetri, në gjendje më kritike për jetën, u dërgua me urgjencë drejt Traumës në Tiranë.

 

Të plagosurit janë nga fshati Gjyrale ndërsa shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. Policia dhe Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ndërsa urojmë që të mos përfundojë me viktima.

Burimi/Newsbomb.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button