fbpx
LajmeSport

Nga mungesa e Kumbullës te zgjidhja për mbrojtjen, flet Edi Reja: Anglinë do e sulmojmë, duam të marrim…

Në prag të sfidës me Anglinë, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme duke filluar nga ora 18:00, në konferencë para mediave, ka folur ditën e sotme trajneri i Kombëtares, Edi Reja. Gjatë konferencës, është konfirmuar mungesa e Marash Kumbullës, për dy ndeshjet e ardhshme, për shkak të një dëmtimi në gju.

Në fjalën e tij, trajneri Reja është shprehur se do te jetë një ndeshje e vështirë, por sipas tij kuqezinjtë do të përpiqen të mbajnë në tension Anglinë, për të shpresuar më pas në një rezultat pozitiv. Gjithashtu Reja u shpreh se në qendër të mbrojtjes, do të luajë Berat Gjimshiti, duke thënë se do të gjendet një zgjidhje për mungesën e Kumbullës. Tekniku italian shtoi më tej se edhe Broja mund të japë një ndihmë të madhe për ndeshjen e nesërme, kjo për shkak se e njeh mirë Anglinë, vend ku ai është rritur.

KEJN DHE LOJTARËT E TJERË- Anglia është një nga rivalët më të fortë në Europë. Ka lojtarë të rinj shumë të mirë. Përveç Botërorit, po përgatiten edhe për Europianin e ardhshëm. Kejn është lojtari i së tashmes. Maunt dhe Fojd, janë për të ardhmen. Kejn sigurisht që është rreziku më i madh tani.

MOTIVIMI PËR NDESHJEN DHE SI NDALOHET ANGLIA– Sigurisht që motivimi në këtë ndeshje është shumë i madh dhe nuk ka nevojë për motivim. Përballë kemi një nga skuadrat më të forta në Europa. Nuk është çështje motivimi, por emocioni, duhet të jemi të kujdesshëm në aspektin psikologjik. Anglia ka lojtarë shumë të mirë përpara, të shpejt. Duhet të përgatitemi shumë mirë, për të mos iu lënë shumë hapësira. Shpresojmë që të bëjmë mirë në këtë ndeshje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button