DiasporaKurioziteteLajmeShow-Biz

Nga Gentjan Rizo/ Gjuetia e Cakenjeve!!!

Gjuetia e Cakenjeve!!!

 

Ditet kalojne dhe ata afrohen ngadale. Kesaj here jo me arrogancen dhe fudullekun qe i karakterizon por me butesine dhe buzeqeshjen e nje bamiresi te shenjte. E kane piketuar mire gjahun e rradhes. Afrohen ne qetesi dhe fillojne te luajne ate lojen e turpit qe vetem ata dine ta luajne. Si zakonisht ne keto raste nuk bejne viktima por mbrapa lene shume trishtim, dhimbje, vuajtje , mjerim. Na duket sikur kjo histori e trishte  nuk na perket. Urojme zotin te mos jete rradha jone, te jete  e dikujt tjeter..larg. Por ne fund gjejme guximin per te kuptuar qe gjithcka eshte e vertete dhe ne jemi viktima e rradhes.

 

Ne keto dite te cmendura hipokrizia e tyre arrin kulmin. Fillojne me dhurata, me premtime  e cdo gje qe mund te na falte pak lumturi ne kete pyll me perbindesha. Na njohin mire.Luajne me dobesine dhe deshperimin tone. Sepse ata jane mjeshtrat e rrenimit. Shume here arrijne te na thyejne psikologjikisht e moralisht duke na vrare cdo enderr te bukur qe na ka ngelur. Por qellon ndonjehere qe arrijme te rebelohemi ,te rigjejme besimin e humbur dhe ti tregojme cakenjve qe nuk mund te luajne me me jeten tone .  Tju themi atyre qe nuk ju perket asgje. Te ardhmen tone do e zgjedhim vete ne.Ju keni vetem turpin dhe percmimin e nje populli qe nuk ju do dhe qe nuk ju ka dashur kurre.

 

Por menjehere ata marrin formen e tyre te zakonshme kafsherore duke filluar me kercenimet dhe sulmet qe i kane perfeksionuar keto 30 vite. Por dicka po ndryshon dhe ata e kane kuptuar mire. Do jete nje beteje e eger ku  e mira do te perballet me te keqen dhe do te kete vetem nje fitues. Nuk mund te jap keshilla se ju i dini mire, e nuk mund te them se kush jane se ju i njihni mire, prandaj miq beni zgjidhjen e duhur per ti treguar mbare botes qe koha e Cakenjve mbaroi nje here e pergjithmone.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button