Lajme

Mbeti i bllokuar mes flakëve në magazinë, nxirret i pajetë trupi i Arjan Salës! Xhaxhai identifikoi 32-vjeçarin

Është nxjerrë i pajetë trupi i 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili mbeti i bllokuar pas zjarrit që ra në një magazinë tek Casa Italia. Trupi është parë nga xhaxhai i 32-vjeçarit, dhe më pas është dërguar në morg.

Është nxjerrë i pajetë trupi i 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili mbeti i bllokuar pas zjarrit që ra në një magazinë tek Casa Italia.

Sipas policisë tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandëprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë, që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se trupi është parë nga xhaxhai i 32-vjeçarit, dhe më pas është dërguar në morg. Trupi ka disa djegie në pjesë të ndryshme, por si strukturë është e rregullt. 32-vjeçari ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button