fbpx
Lajme

Google po kërkon për gjurmët e shqiptares Artemis Vasili e cila është zhdukur prej kohësh në Greqi

Google po kërkon për gjurmët e shqiptares Artemis Vasili e cila është zhdukur prej kohësh në Greqi

Të dhënat “dixhitale” të 19-vjeçares ne origjinë shqiptare Artemis Vasili kanë humbur, pasi dikush ende i panjohur ka fshirë të dhënat elektronike nga email-i.

 

Sipas hetuesëve grekë, gjurmët dixhitale do të ishin  të dobishme për zbulimin e zhdukjes së vajzës shqiptare, shkruan Protothema.

 

Pasi kjo e dhënë është zbuluar, Hetuesi i Krimeve Kompjuterike i çështjes, ka kontaktuar menjëherë me ‘Google” në mënyrë që personi i cili ka fshirë këto të dhëna të identifikohet, përpara se këto prova të humbin.

 

Sipas emisionit “Dritë në tunel”, ndihma e Kriminologut  Vassilis Georgopoulos, ishte shumë e  rëndësishme. Me iniciativën e emisionit dhe pas konsultimit me familjen, u bë e mundur vazhdimi i hetimeve.

 

Artemis Vasilis u largua nga shtëpia rreth 6 muaj më parë. Familjarëve u tha se do shkonte për të dhënë një intervistë pune në një dyqan lodrash të njohur në Koropi, por sipas hetimit të policisë, Artemis kurrë nuk shkoi në “Jumbo”. Sipas familjes së saj, Artemis kishte takuar një 24-vjeçar që kishte njohur përmes Facebook, por vetë djali nuk ka pranuar të ketë pasur lidhje me zhdukjen e saj.

 

g.kosovari

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button