Lajme

Arjan Çuri: “Rama, Basha dhe Meta u shkëputën nga shoqëruesit për 3 orë në të njëjtën ditë e orë”

Arjan Çuri: “Rama, Basha dhe Meta u shkëputën nga shoqëruesit për 3 orë në të njëjtën ditë e orë”
Arjan Çuri sot në “Zonë e lirë” ka deklaruar se disa burime të brendshme pranë tij i kanë thënë se të dielën e kaluar kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta u shkëputën nga shoqëruesit e tyre në të njëjtën orë dhe ditë dhe u larguan me makinat e veta.
“Ajo që kam unë informacion është se javën e kaluar në një ditë dhe orë të caktuar të tre personazhet e rëndësishëm të politikës, presidenti, kryeministri dhe kryetari i opozitës lëvizën pa shoqërues duke i dhënë makinave të tyre, pa shoqërues. Të tre në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë, të dielën, kanë bërë një lëvizje të befasishme. Mund të kemi indicie të një takimi sekret Meta-Basha-Rama, këtë të diel që kaloi. Unë vë në dyshime që janë takuar apo jo. Studentët e mi që u kam dhënë mësim ma dhanë këtë informacion, një brez i studentëve të mi në të njëjtën klasë vendosën të ndjekin kursin e Gardës së Republikës, e filluan, e mbaruan. Njëri u caktua tek Basha, njëri tek Rama dhe tjetri tek Meta. Të tre më thanë profesor ‘ti po komenton kot atje apo këta me një marrëveshje po vendosin kush do e marri rradhën?’. Të tre më thanë që në të njëjtën orë dhe në të njëjtën ditë, të dielën, kanë kërkuar që shoqërimi i tyre të pezullohej. Janë kthyer pas tre orësh. Në të njëjtin qytet dhe në të njëjtin restorant”, tha Arjan Çuri.
“Kjo i ngjan një legjendase sigurimase”, tha Artur Zheji.
“Unë thash një legjendë pas legjendës që the ti për lozhet masonike. Njerëzit të zgjedhin kë të duan që të besojnë”, tha Çuri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button