fbpx
LajmeSport

VIDEO/ Fitorja e parë në kualifikueset e Botërorit, Shqipëria merr tre pikët falë Ermir Lenjanit

Andorra-Shqipëri 0-1 Lenjani 40′

Shqipëria ka marrë fitoren e parë në kualifikueset e Botërorit duke mundur 0-1 Andorrën. Kuqezinjtë nuk kanë shkëlqyer për të përmbushur plotësisht pritshmëritë e tifozëve, por ajo që ka rëndësi është goli i shënuar nga Ermir Lenjani dhe që na dhuron tre pikët e para.

Kundërshtari kishte vendosur që të luante me nervat e shqiptarëve për të vonuar lojën që në minutat e para. Megjithatë me kalimin e minutave do të vinte ngrita graduale dhe raste të shumta erdhën nga Manaj, Gjimshiti, Kumbulla dhe Ismajli.

Goli do të shënohej nga Lenjani pas pasimit fantastik që erdhi falë inteligjencës së Bares. Pjesa e dytë nisi pa shumë ritëm dhe kuqezinjtë kanë menaxhuar fitoren. Në minutat e fundit ishin disa goditje për t’u mbajtur shënim, por asgjë nuk ndryshoi në rezultat. /Sport Ekspres/

Pas 4 muajve Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zbresë sërish në fushën e lojës. Kuqezinjtë luajnë sot në mbrëmje në orën 20:45 takimin e parë të kualifikueseve të Botërorit Katar 2022 kundër Andorrës. Objektivi i vetëm për ekipin tonë kombëtar është fitorja dhe Edi Reja ka zgjedhur titullarët e tij për të dalë me 3 pikë nga kjo transfertë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button