fbpx
LajmeSport

UEFA i beson arbitrit shqiptar ndeshjen për kualifikueset e Botërori

Enea Jorgji do të vendosë drejtësi në ndeshjen eliminatore mes Armenisë dhe Islandës, e cila do të zhvillohet ditën e diel, duke filluar nga ora 18:00.

UEFA i ka besuar katërshes së arbitrave shqiptarë, për ndeshjen eliminatore. Ndihmës të Jorgjit do të jenë Riger Çokaj, dhe Rejdi Avdo, teksa arbitër i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.

Kujtojmë se Jorgji, i cili mban edhe stemën e FIFA-s në Shqipëri, pak ditë më parë vendosi drejtësi edhe në miqësoren e Kosovë, me këta të fundit që triumfuan me rezultatin 4-0 ndaj Lituanisë dy ditë më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button