fbpx
KurioziteteLajme

Nuk ka dalë nga shtëpia që nga muaji korrik, Reshat Arbana bën vaksinën kundër Covid-19

Artisti i mirënjohur Reshat Arbana ka bërë vaksinën anti-covid në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

Ai është pritur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila i ka shoqëruar gjatë procesit të vaksinimit.

Arbana dëgjohet të tregojë në video se nuk ka dalë nga shtëpia që në muajin korrik, për t’iu shmangur një infektimi të mundshëm me koronavirus, që mund të ishte fatale.

Teksa Manastirliu vlerësoi praninë e tyre, Reshat Arbana e falenderoi ministren për mundësinë e dhënë, për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.

“Na grin me fotografi dhe me video tani”, u shpreh artisti Arbana.

Manastirliu e këshillon që të pushojë për 20 minuta pas marrjes së vaksinës, duke u shprehur: “Jam interesuar gjithmonë për bacën Reshat”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button