fbpx
KurioziteteLajmePolitika

Merret vendimi, shtyhet afati i vlefshmërisë së kartave ID një muaj para zgjedhjeve

Merret vendimi, shtyhet afati i vlefshmërisë së kartave ID një muaj para zgjedhjeve

Është shtyrë deri më datë 30 prill afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të cilat skadojnë para 25 prillit.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke iu dhënë kështu mundësijnë të votojnë edhe atyre që iu skadon ID.
Ky vendim është marrë pas propozimit të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, por edhe thirrjeve të Presidentit Ilir Meta, kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, dhe opozitës për shtyrjen e vlefshmërisë së kartave ID.
Vendimi
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
Vendosi
Neni 1
Neni 9/2, i ligjit nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 9/2
Dispozitë kalimtare
Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon deri në datën 25 prill 2021, zgjatet deri në datën 30 prill 2021.”.
****
Kërkesa për zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit u parashtrua fillimisht nga Partia Demokratike, me qëllim përfshirjen e atyre që u ka skaduar ID në procesin e votimit. Kjo kërkesë u mbështet edhe nga presidenti Ilir Meta, ndërsa mori “Ok” edhe nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button