KurioziteteLajme

Mashtronte qytetarët dhe u merrte paratë, u premtonte punë, arrestohet 27 vjeçari nga Tirane

Mashtronte qytetarët dhe u merrte paratë, u premtonte punë, arrestohet 27 vjeçari nga Tirane

Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi mashtronte qytetarët se do t’i punësonte në sektorin publik dhe privat, kundrejt parave.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë u bë ndalimi i shtetasit A. H., 27 vjeç, pasi ky shtetas në anë të mashtrimit, iu merrte shuma parash personave të ndryshëm, me qëllim që ti punësonte në sektorin privat dhe publik”, njofton Policia.

Gjithashtu, në prangat e Bluve të Tiranë kanë rënë dhe 7 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Y. A., 32 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 44 vjeç, si  dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve F. H dhe E. L., pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë vjedhur disa dritare alumini në magazinën në pronësi të shtetasit A. B.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
S. Xh., 36 vjeç, pasi ditën e djeshme në Kavajë ka aksidentuar shtetasin L. V., 65 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë ;
R. K., 28 vjeç, S. H., 38 vjeç dhe M. Ç., 37 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;
S. V., 32 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button