fbpx
LajmePolitika

Lirohet nga detyra Prefekti i qarkut të Elbasanit (EMRI)

Lirohet nga detyra Prefekti i qarkut të Elbasanit (EMRI)
Prefekti i qarkut të Elbasanit, Klevis Xhoxhi është liruar së fundi nga detyra. Në vendimin e Këshillit të Ministrave nuk thuhet nëse është zëvendësuar në një pozicion të dytë.
Kujtojmë se Xhoxhi u emërua në këtë detyrë muajin Tetor të vitit kaluar (2020), ndërsa më herët mbante postin e zv.kryetarit dhe së fundmi drejtor i Kadastrës së Elbasanit.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
V E N D I M
PËR
LIRIMIN NGA DETYRA TË PREFEKTIT TË QARKUT TË ELBASANIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Klevis Xhoxhi, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button