fbpx
KurioziteteLajmeShendetesi

Lajm i mirë për njerëzimin, prodhohet zemra artificiale! Kushton shumë shtrenjtë

Lajm i mirë për njerëzimin, prodhohet zemra artificiale! Kushton shumë shtrenjtë
Sëmundjet e zemrës janë vrasësi kryesor i njerëzve dhe rreth 1 në 5 njerëz në vende të zhvilluara mund të pësojnë dështim të zemrës gjatë jetës së tyre. Në rastet më të këqija, trajtimi i vetëm është transplanti. Për të ndihmuar njerëzit që presin transplantim, kompania franceze Carmat ka zhvilluar një zemër totalisht artificiale, një pajisje për të zëvendësuar për të zëvendësuar të gjithë zemrën derisa të gjendet një dhurues, shkruan CNN, informon abcnews.al.
Në formë të ngjashme me zemrën e njeriut peshon 4 kg. Ajo mundësohet nga dy paketa baterie që sigurojnë rreth 4 orë karikim përpara se pajisja të ketë nevojë të furnizohet sërish me energji elektrike.
Sensorët zbulojnë presionin e gjakut dhe si përgjigje, një algoritëm kontrollon rrjedhën e gjakut në kohë reale. “Funksionon si zemra e njerëzve. Nëse pacienti ecën, rrjedha e gjakut rritet dhe nëse pacienti po pushon, rrjedha e gjakut është e qëndrueshme dhe e ulët”, tha CEO i Carmat, Stephane Piat për CNN.
Pjesët në kontakt me gjakun e pacientit janë bërë nga një material që është i pajtueshëm me trupin e njeriut, për të zvogëluar rrezikun e reaksioneve anësore. Pasi të implantohet, pajisja nuk kërkon mirëmbajtje.
Deri më tani, 19 pacientë kanë marrë pajisjen në prova dhe në dhjetor, kompania filloi shitjet në BE. Muajin e kaluar ka marrë autorizimin për të filluar një studim fizibilitetit për të marrë miratimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së.
Një zemër artificiale kushton 190.000 dollarë. Modeli është më i përshtatshëm për burrat, ndërsa për shumicën e grave është e madhe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button