fbpx
BotaKurioziteteLajme

SHBA, Virxhinia, shteti me më shumë ekzekutime, heq dënimin me vdekje

SHBA, Virxhinia, shteti me më shumë ekzekutime, heq dënimin me vdekje

 

Virxhinia u bë shteti i parë në jug të SHBA që ndaloi ekzekutimet, pasi guvernatori Ralph Northam nënshkroi një ligj që shfuqizon dënimin me vdekje.

Guvernatori demokrat nënshkroi shfuqizimin e dënimit me vdekje në ligj gjatë një ceremonie jashtë ”Greensville Correctional Center” në Virxhinia, pasi vizitoi dhomën e ekzekutimit të burgut, ku 102 njerëz janë ekzekutuar që kur u hap në 1991.

Në shkurt, të dy dhomat e Kongresit votuan në favor të heqjes së dënimit me vdekje.

Virxhinia bashkohet me 22 nga 50 shtetet e tjera të vendit që kanë hequr dënimin me vdekje.

 

“Gjatë historisë sonë 400-vjeçare, Virxhinia ka ekzekutuar më shumë njerëz se çdo shtet tjetër”, tha Northam në një deklaratë.

 

“Sistemi i dënimit me vdekje është thelbësisht i gabuar: është i padrejtë, joefektiv dhe nuk ka vend në këtë bashkësi”, shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button