Lajme

Andorra-Shqipëri, formacionet zyrtare / Asnjë surprizë, do luajmë si ndaj të mëdhenjve

Nuk ka surpriza në rreshtimin e Edi Rejas për sfidën kundër Andorrës. Trajneri nuk do të kursejë asnjë futbollist për këtë sfidë, duke dashur me çdo kusht të sigurojë më parë tre pikët e më pas të mendojë për vazhdimin e kualifikueseve me ndeshjen kundër Anglisë.

Kështu, në fushë është hedhur formacioni më i mirë i mundshëm, me rreshtimin 3-5-2, një skuadër e cila në teori do të përsëritet në pjesën më të madhe të emrave edhe në ndeshjen ndaj Anglisë, duke treguar se sa rëndësi ka për kuqezinjtë kjo sfidë.

Andorra: Gomes, Rubio, Jovera, Vales, San Nikolas, Martinez, Rebes, Vieira, Cervos, Alaes, Fernandes.
Trajner: Koldo Alvarez

Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Hysaj, Lenjani, Gjasula, Bare, Memushaj, Manaj, Çikalleshi.
Trajner: Edoardo Reja

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button