BotaLajme

Zjarri në magazinën e ‘Casa Italia’, dyshohet se roja ka vdekur nga asfiksimi; nuk përgjigjet në telefon (DETAJE) nga vendngjarja

Zjarri në magazinën e ‘Casa Italia’, dyshohet se roja ka vdekur nga asfiksimi; nuk përgjigjet në telefon (DETAJE)
nga vendngjarja

Detaje të reja janë zbuluar nga zjarri që ka rënë pasditen e sotme në magazinën e qendrës tregtare “Casa Italia”.
Burime bëjnë me dije se dyshohet për një person të vdekur, rojen e objektit i cili ndodhej brenda magazinës që mori flakë, por policia ende nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.
Mësohet se ambienti ku ra zjarri ka qenë i mbushur me materiale, kryesisht me rroba dhe dyshekë, pra materiale që marrin flakë lehtësisht. Paraprakisht dyshohet se shkak për rënien e zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, mirëpo mbetet ende detaj i dysimeve të para nga autoritetet.
Drejtori i zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj tha më herët se forcat zjarrfikëse janë duke punuar për shuarjen e flakëve.
Goxhaj: Zjarri ka rënë në bodrumin e qendrës tregtare, e cila ka qenë e mbushur me rroba dhe artikuj të tjerë. Kemi më shumë se dy orë që po punojmë dhe e kemi vënë situatën në kontroll. Zjarri në ambiente të tilla është i rrezikshëm për t’u përballuar. Duhet të eleminojmë vatrën e zjarrit dhe do flasim më vonë për shkakun. Nuk ka shumë flakë në magazinë, por i gjithë ambienti është i mbushur me tym sepse vendi është i izoluar. Nuk kemi konstatuar qytetarë në ambientet e magazinës”, tha drejtori i repartit të zjarrfikësve Shkëlqim Goxhaj.

Burimi/Newsbombe.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button