DiasporaLajmePolitika

Qeveria e Malit të Zi ndërroi kufirin e Tuzit, Emina Çunmulaj: Ju thashë votoni shqiptarët, ngadalë po ju marrin tokën, pastaj gjuhët dhe…(E PLOTË)

Qeveria e Malit të Zi ndërroi kufirin e Tuzit, Emina Çunmulaj: Ju thashë votoni shqiptarët, ngadalë po ju marrin tokën, pastaj gjuhët dhe…(E PLOTË)

Kryetari i Komunës së Tuzit në Malin e Zi ka hedhur askuza ndaj qeverisë në këtë shtet pasi sipas tij është ndryshuar kufiri ekzistues i komunës me shumicë shqiptare të Tuzit.

 

Nik Gjeloshaj, përmes një statusi në Facebook,  të gjithë këtë e ka konsideruar si një veprim anti-shqiptar duke shtuar se do të kundërshtojë me forcë këtë vendim.

 

Pas këtij skandali një reagim ka ardhur edhe nga modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj, e cila ndonëse jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aty ku dhe ka krijuar familjen e saj asnjëherë nuk ka reshtur së shprehuri mbështetjen e saj për vendin e lindjes.

 

Çunmulaj, përmes një video në InstaStory, ka shkruar se kur ajo vetë kishte shkuar në Malin e Zi për të votuar në zgjedhje kishte kërkuar që komuniteti shqiptar të votonte kandidatët bashkëkombës të tyre.

 

“Shokuese, Qeveria e Malit të Zi ndryshoi kufirin e Tuzit në manovra joligjore. Kështu është vëllezër dhe motra kur jepni votën tuaj aty ku nuk duhet…ju thash unë kur erdha në votime, votoni shqipe se jeni shqiptarë…tani ngadalë-ngadalë po ju marrin tokën, pastaj gjuhet dhe më në fund traditën”- shkruan Emina.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button