fbpx
KurioziteteLajme

Albert Zaja pranon në gjykatë se ‘ka dijeni’ për vrasjen e Kastratit, ‘fushë-krujsi’ kërkon mbrojtje: Mos më dërgoni te Burgu i Fierit, kam frikë

Albert Zaja pranon në gjykatë se ‘ka dijeni’ për vrasjen e Kastratit, ‘fushë-krujsi’ kërkon mbrojtje: Mos më dërgoni te Burgu i Fierit, kam frikë

 

“Nuk e kam bërë unë vrasjen, por kam dijeni.” Këto janë fjalët që ka thënë “fushë-krujsi” Albert Zaja para togave të zeza të Fierit, i arrestuar si autor i dyshuar i ekzekutimit të Shkëlzen Kastratit në mes të Fierit, paraditen e 1 shkurtit 2021.

 

Gjithashtu, 37 vjeçari ka kërkuar mbrojtje pasi nuk do që të dërgohet në Burgun e Fierit. “Fushë-krujsi” është shprehur se nuk ndihet i sigurt në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.

 

‘Nuk e kam bërë unë vrasjen, por kam dijeni. Nuk dua të shkoj në burgun e Fierit pasi kam frikë nga hasmëria. Atë ditë kam qënë në Vlorë me makinën e një shokut tim”, ka thënë Albert Zaja para togave të zeza, duke pretenduar se ka alibi që nuk ka qenë ditën e vrasjes në Fier.

 

Madje, ai ka kërkuar që të dërgohet në një burg tjetër, sepse ka frikë për jetën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button