fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

5 muaj hetime, goditet grupi i shpërndarjes së drogave të forta në Elbasan

5 muaj hetime, goditet grupi i shpërndarjes së drogave të forta në Elbasan

Policia e Elbasanit ka goditur një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta kryesisht kokaine.
Mësohet se janë vënë në pranga shtetasit G. Mama 34 vjeç, H.Halili 44 vjeç dhe S.Stefa 54 vjeç, të tre banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Simon Stefa u gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri pistoletë, një sasi fishkësh dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza
Nga hetimet e kryera është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve, të cilët merreshin me shpërndarjen e kokainës në qytetin e Elbasanit.
Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në bashkëpunim dhe në ngarkim të shtetasit Simon Stefa, edhe për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button