fbpx
aktoretBotaKurioziteteLajme

SHBA/ Një udhëtim në Muzikën Popullore Shqiptare

SHBA/ Një udhëtim në Muzikën Popullore Shqiptare

Instituti Shqiptar në New York organizon më 3 prill një takim me Christopher C. King, ku do të jetë një udhëtim në Muzikën Popullore Shqiptare.

 

King është një fitues i çmimeve Grammy producent, autor, muzikolog dhe koleksionist i regjistrimeve të Vinyl 78 rpm që do ti vendosë të luhen nga shtëpia e tij në Virginia.

 

Ai do të flasë për muzikën popullore tradicionale shqiptare që zbuloi në një dyqan gramafoni në Stamboll, “disa nga tingujt më të veçantë, dhe më hipnotizus që kisha dëgjuar ndonjëherë, më e thellë se bluzi i thellë, më me mall.

 

Programi përfshin edhe regjistrimin e vitit 1920 të Vallja e Osman Takës nga Riza Bylnyli, një këngë epike shumë e vjetër që përkujton trimërinë e luftëtarit dhe valltarit nga Çamëria; “Ora e Shqypnis: nga Kori i Vajzave të Konventës Françsekane të Shkodrës, tingujt e Arvanitasit, dhe shumë këngë të tjerë shqiptare qe flasin për martesën, lindjen e fëmijës, mërgimin, vajtimet dhe këngët e dashurisë.

 

Të dëgjosh këtë muzikë do të thotë të dëgjosh të kaluarën tonë thotë Instituti shqiptar në New York në përshkrimin e eventit. Ky program i kushtohet ruajtjes kulturore dhe gjuhësore, si një nga më të vjetrit në Europë, siç është dhe isopolifonia popullore shqiptare, e përfshirë në trashëgiminë kulturore jomateriale të UNESCO, për tu ruajtur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button