fbpx
BotaKurioziteteLajme

Italia vendos me detyrim vaksinën, mjekët që e refuzojnë nuk marrin pagën

Italia vendos me detyrim vaksinën, mjekët që e refuzojnë nuk marrin pagën

Sipas një gjykatësi italian në qytetin Belluno, në rajonin e Venetos, personeli mjekësor që refuzon të vaksinohet nuk do të marrë pagën e tyre.

 

Vendimi u mor pasi 11 qytetarë (tre infermierë dhe tetë personel ndihmës) të cilët punonin në dy azile në  Belluno, refuzuan të vaksinoheshin. Pas refuzimit për tu vaksinuar u mor vendimi që personeli nuk ishte i përshtatshëm për punë pasi në këtë mënyrë ata po rrezikonin jetën e të moshuarve dhe grupmoshave më të prekura nga Covid-19.

 

Pas apelit të stafit mjekësor,  gjykata vendosi që nuk kishte arsye të vlefshme për të refuzuar vaksinën, pasi “efektiviteti i  vaksinave i tejkalon rreziqet”  dhe ul rrezikun e vdekjeve./abcnews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button