fbpx
Show-Biz

Ç’ndodhi me Tean dhe Beartin? Flet per here te pare Bearti

Prej pak ditesh ne rrjet po aludohet se dyshja e Perputhen Tea Beart jane ndare. Madje jane hequr nga Instagrami dhe Tea ka fshire fotot me te.

Për “Express Rozë”, Bearti ka konfirmuar ndarjen publikisht, duke u përgjigjur:

“Po, është e vërtetë”, por s’ka treguar asnjë detaj më tepër.

Gjithçka nisi pas udhëtimit të tyre në Turqi. Tean dhe Beartin i shoqëruan edhe mamaja e motra e këtij të fundit, si dhe motra e Teas dhe shoku i saj i ngushtë. Duket se ata ishin nisur me qëllimin për të festuar ditëlindjen e Teas.

Me tej, burime për “Prive” kanë thënë se Tea dhe Bearti ishin shumë të lumtur gjatë kohës që kanë udhëtuar drejt Stambollit, por në kthim situata ishte ndryshe.

“Të premten në fluturimin e mëngjesit të shoqëruar nga motrat e tyre, Tea dhe Bearti janë parë përdore me njëri-tjetrin dhe dukeshin shumë të dashuruar. Në fluturimin e djeshëm të kthimit ata nuk e kanë folur asnjë fjalë, ndonëse biletat i kishin në ulëset ngjitur. Nga aeroplani, Tea dhe Bearti kanë dalë ndaras, Tea me motrën e saj dhe Bearti po ashtu me motrën e tij”, kanë thënë burimet.

Kjo ka qenë edhe arsyeja pse ditën e djeshme pas kthimit në Kosovë, Tea qëndroi në një hotel dhe jo në shtëpinë e Beartit. Gjithashtu “Prive” ka konfirmua se Bearti nuk e ka shoqëruar Tean gjatë qëndrimit në hotel, para se ajo të nisej sot me një makinë private për në Tiranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button