Lajme

Një pjesë tjetër e ditarit të Enver Hoxhës publikohet: Roja sovjetike u ktheu automatikun

Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), ku ndodhet edhe ditari politik i Enver Hoxhës, të cilat i përkasin periudhës kohore 9 mars – 30 prill të vitit 1961, ku udhëheqësi komunist i Shqipërisë, ka mbajtur shënime dhe ka analizuar ngjarjet dhe raportet zyrtare në mes udhëheqjes së lartë të PPSH-së dhe qeverisë shqiptare, me Moskën zyrtare, duke u përqëndruar jo vetëm në marrëdhëniet në mes dy vendeve, siç ishin problemet me incidentet në ‘Bazën Ushtarake’ të Vlorës kur sovjetikët donin të tërhiqnin prej andej të gjitha nëndetëset, anijet dhe arsenalin ushtarak, por edhe ato të situatës ndërkombëtare, siç ishte ‘Mbledhja Konsultative e Komisionit Politik’ e vendeve të Traktatit të Varshavës, ku asokohe aderonte dhe Shqipëria, që ishte caktuar të mbahej më datat 28 dhe 29 mars të atij viti.

Gjithashtu marrëdhëniet e raportet zyrtare me një sërë partishë komuniste dhe shtetesh të ndryshme si; Kina, Koreja e Veriut, Vietnami, Hungaria, Jugosllavia, Greqia, Rumania, Bullgaria, Kuba, Franca etj. Si i’u përgjigj Enver Hoxha kërkesave të palës sovjetike lidhur me “Bazën e Vlorës” dhe përse ai i refuzoi ftesat për në mbledhjen e Traktatit të Varshavës, ku do të merrnin pjesë dhe asistonin të gjithë udhëheqësit më të lartë të vendeve anëtare, duke filluar nga sekretarët e parë të partive, kryeministrat, ministrat e Mbrojtjes, ata të Punëve të Jashtëme, etj.?!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button