fbpx
KurioziteteLajme

Moti i keq lë pa energji elektrike 3 qytete ne veri

Moti i keq lë pa energji elektrike Peshkopinë, Kukësin dhe Bulqizën

 

Kushtet e vështira klimaterike, kryesisht në zonat malore të vendit, kanë shkaktuar dhe avari në rrjetet elektrike.

 

OSHEE, njofton se është krijuar një avari në linjën 110 kV te OST, e për këtë arsye është stakuar përkohësisht Bulqizë-Peshkopi, aset i OST.

 

Pa energji elektrike sipas njoftimit kanë mbetur: N/St Kukës, Kalimash, Kalimash Tunel, Krume, Shupenzë, Peshkopi si dhe subjekte HEC të zonës.

 

Zonat pa energji janë qytetet Kukës me rrethinat, qytete Krume me rrethinat, Kalimash, Vojnik, Shupenzë, qytetet Peshkopi me rrethinat.

 

OSHEE sqaron se punonjësit e saj janë në terren duke punuar për ta zgjidhur problemin në rrjetin eklektik në këto zona.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button